
Qendra shëndetësore në Laprakë, e inaguruar një javë më parë nga Kryeministri Rama, ka marrë flakë mëngjesin e sotëm. Ende nuk ka të dhëna nëse janë lënduar qytetarë apo jo.
Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrëfikësit dhe policia. Deri më tani, policia dyshon se shkak për rënien e zjarrit është një shkëndijë elektrike.
Më 8 janar, Kryeministri Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu inaguruan punimet prej 230 mijë eurosh në këtë qendër shëndetësore.