Meta akuzon Prokurorinë dhe Policinë si të njëanshme për ngjarjen e Elbasanit

Nga Exit News
Meta akuzon Prokurorinë dhe Policinë si të njëanshme për ngjarjen e Elbasanit

Presidenti Ilir Meta akuzoi të mërkurën Policinë dhe Prokurorinë si të njëanshme, për vrasjen në Elbasan.

Ai e cilësoi situatën si tepër kritike dhe shtoi se  “mjafton të shohim sa krime janë bërë në këto katër ditët e fundit”.

Ai i shprehu ngushëllimet familjes së Pjerin Xhuvanit i cili mbeti i vrarë gjatë konfliktit në Elbasan.

“Unë bëj thirrje për rikthimin në normalitet dhe të mos ndodhi më situata të cilat përfundojnë me tragjedi. Policia e shtetit të zbardhi sa më shpejt krimin e ndodhur dhe të vihen përpara drejtësisë personat që kanë bërë këtë krim”, deklaroi Meta.

Më herët Meta akuzoi tërthorazi kryeministrin Rama si përgjegjës për dhunën e ndodhur në Elbasan dhe Kavajë.”Dihet se kush është përgjegjësi i kësaj dhune. Para 3 ditësh ndodhi një plagosje në Kavajë. Dhunë ndodhu edhe në selinë e partisë opozitare FRD, pa asnjë bazë ligjore”, u shpreh Meta në një intervistë në televizionin lokal të Elbasanit.

Ai njoftoi se “numri i krimeve zgjedhore të ndodhura deri më tani është më i lartë se në 2017-ën”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>