Meta dekreton Artur Kalanë në Gjykatën e Lartë

Meta dekreton Artur Kalanë në Gjykatën e Lartë

Presidenti Ilir Meta dekretoi të hënën Artur Kalanë si gjyqëtarin e ri të Gjykatës së Lartë.

Me Kalanë, Gjykata e Lartë plotëson 8 nga 19 anëtarët që duhet të ketë.

Dekretimi i tij erdhi pas rekomandimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, bazuar në ligjin “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Në njoftimin për median, Presidenti i bëri thirrje KLGJ-së për plotësimin sa më shpejt të vendeve bosh në Gjykatën e Lartë.

Ai theksoi se plotësimi i saj, por edhe i gjykatave të Apelit ishte e një rëndësie jetike, pasi “lidhet direkt me procesin e integrimin Europian, stabilitetin e Shqipërisë, si dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut”, sipas tij.

Artur Kalaja e ka filluar karrierën si gjyqëtar i Gjykatës së Elbasanit në vitin 2000. Ndërkohë, në vitin 2006 u emërua anëtar i Gjykatës së Apelit të Tiranës, në të cilën qëndroi mbi 13 vjet.

Në shkurt të vitit 2017, ai u bë pjesë e një verifikimi të Këshillit të Lartë të Drejtësisë së bashku me 4 gjyqtarë të tjerë pas vendimit të diskutueshëm të pafajësisë për anëtarët e grupit të njohur me emrin “Hakmarrja për Drejtësi”.

Kalaja e kaloi vettingun në nëntor 2019, pavarësisht dyshimeve për trajtime preferenciale ndaj tij dhe bashkëshortes, pasi u konstatua se kjo e fundit kishte përftuar 3 prona të paluajtshme, në një truall të trashëguar nga familja e saj.

LEXO  Plani i Ramës për 'Drejtësinë e Re' - Si po rekrutohen dhe trajnohen nga PS, gjyqtarët dhe prokurorët e rinj

Por, në përfundim, KPK-ja nuk vlerësoi se pasaktësitë dhe vlera e konstatuar në mungesën e burimeve të ligjshme, ishte në atë shkallë sa të përbënte shkak për shkarkim

Më pas, ai ishte pjesë e propozimeve që KLGJ-ja i dërgoi Presidentit për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme