Meta: Do dekretoj vetëm atë shumicë që do dalë nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme

Nga Exit News
Meta: Do dekretoj vetëm atë shumicë që do dalë nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme

Presidenti Ilir Meta deklaroi të martën se do të dekretojë vetëm atë shumicë që do të dalë “nga zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Meta akuzoi kryeministrin Edi Rama se e ka tjetërsuar Partinë Socialiste, pasi sipas tij PS më herët ka qenë një parti demokratike.

“Do t’i besoj rezultateve që shikoj unë. Do dekretoj atë shumicë që fiton numërim më të madh të mandateve. Besimi më i madh është tek populli shqiptar. Çështja e zgjedhjeve i takon çdo prindi, fëmije, nënë dhe babai”, tha Meta në një intervistë në një televizion lokal.

Ai u shpreh se është i vetmi politikan në Shqipëri “që çështjen e integrimit e kam pasur prioritetin e tij kryesor”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>