Presidenti Ilir Meta iu përgjigjë akuzave të Kryeministrit Rama për përdorimin e ngjarjes së Kavajës, për të shkaktuar trazira në vend. Ai u shpreh se Rama përçan e ndasn shqiptarët:
“Shqiptarët e dine shumë mirë se ku kurdisesh ti për t’i përçarë shqiptarët në Shqipëri dhe rajon”.
“Pse Meta u tha tre banditëve të “Rilindjes” të hynin në zyrën elektorale të PD dhe të qëllonin me armë Sekretarin demokrat? Me kë janë në këtë foto këta të katërt?
Me Metën apo me Kryebashkiakun e emëruar rilindas të Kavajës dhe shtabin e tij elektoral? Pse Meta e porositi Damjanin publikisht të përsërisë “tërmetin” e Dibrës në Vlorë?
Pse Meta emëroi një ushtri patronazhistësh për të survejuar e shantazhuar 900 mijë qytetarë të Qarkut Tiranë? Kush e prishi Marrëveshjen e 5 Qershorit nga tmerri i zgjedhjeve të lira?”, shkroi Meta në një postim në Facebook, të martën.
Rama e akuzoi Metën, në një takim elektoral në Tiranë, “që çdo ditë vë fitila ngado, dhe që po përdor gjithçka për ta destibilizuar fushatën që të destabilizojë Shqipërinë”.
Kryeministri e quajti politizimin e ngjarjes së Kavajës nga opozita, “një tjetër vepër të shëmtuar morale”, të përdorur nga Meta për “sherr e ndasi”:
“Si mund të jesh zëdhënësi i ndryshimt dhe të vazhdish të zgjasën zinxhirn e ngjarjeve banale që kanë mishëruar lidershipin e asaj partie. Meta që rendi për ta bërë lajmin e kushedi se sa të ditës në vazhdën e absurditeteve që kanë vetëm një qëllim ta tensionojnë fushatën elektorale. Të nxisin sherr e ndasi”.