Presidenti Ilir Meta ka kërkuar qeverisë të rrisë numrin e testimeve për koronavirusin.
Në një postim në Facebook, Meta shkroi se testimi masiv “i hap rrugën gjurmimit dhe trajtimit të bazuar mbi diagnozë”.
Ai tha se kjo ishte edhe kërkesa e OBSH-së. “Kjo kërkesë është sot më urgjente se kurrë pasi rastet e të infektuarve, krahasuar me muajin prillin, janë rritur me mbi 11 herë”, shtoi presidenti.