Presidenti Ilir Meta i kërkoi Kuvendit ulë dënimet për shkeljet e rregullave të karantinës dhe të respektojë Konvetën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Kuvendi pritet të miratojë sot, ndryshimet në Kodin Penal, në lidhje me mosrespektimin e masave kundër koronavirusit, të miratuara nga qeveria.
Në një letër drejtuar Kuvendit, Presidenti Meta kërkoi që dispozitat e reja të Kodit Penal, të jenë të qarta dhe të mos cenojnë parimin e sigurisë juridike. Meta thekson se, personi nuk mund të dënohet sipas Kodit Penal, nëse nuk ka marrë më parë masë administrative.
“Dispozitat e reja duhet të jenë të qarta, për të mos cenuar parimin e sigurisë juridike, me qëllim që e gjithë popullata të mos mendojë se mund të bëhet subjekt i procedimit penal në mënyrë të padrejtë. Duhet qartësuar se një subjekt nuk mund të procedohet penalisht, nëse nuk është proceduar më parë në rrugë administrative. “
Meta i dërgoi Kuvendit, një draft të ndryshuar të propozimeve si më poshtë.
Është:Shkelja e masave të dhëna gjatë fatkeqësisë natyrore, kur më parë është dhënë masë administrative, dënohet me gjobë ose me burg deri në 1 vit.
Të bëhet: Shkelja e masave të dhëna gjatë fatkeqësisë natyrore, pa një shkak të ligjshëm, kur më parë është dhënë masë administrative, dënohet me gjobë ose me gjobë deri në 6 muaj.
Të shtohet: Shkelja e rregullave të dhëna gjatë fatkeqësisë natyrore gjatë aktiviteti tregtar, duke vendosur në rrezik shëndetin e njerëzve, dënohet me burg deri në dy vite.
Është: Shkelja e rregullave të karantinimit apo izolimit dënohet me burgim nga dy deri në tre vjet.
Të bëhet: Shkelja e rregullave të karantinimit apo izolimit, kur personit i është njoftuar individualisht ky detyrim nga autoritetet përkatëse shëndetësore, dënohet nga dy deri në tre vjet.
Është:Shkelja e masave për parandalimin e epidemisë, kur shkakton përhapjen e sëmundjes dënohet me burg nga dy deri në pesë vjet.
Të bëhet: Shkelja me dashje e masave për parandalimin e epidemisë, nga personi që është diagnstifikuar me sëmundjen, kur shkakton përhapjen e sëmundjes dënohet me burg nga dy deri në pesë vjet.
Është:Shkeljave e masave për parandalimin e sëmundjeve sjell pasoja pasoja të rënda për shëndetin dhe jetën e njerëzve, dënohet me burg nga tre deri në dhjetë vjet.
Të bëhet:Shkeljave e masave për parandalimin e sëmundjeve sjell pasoja pasoja të rënda për shëndetin dhe jetën e njerëzve, dënohet me burg nga tre deri në tetë vjet.
Është:Moszbatimi i karantinimit që ka mundesi të sjellë ose ka sjellë vdekjen e një personit, dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet.
Të bëhet:Moszbatimi i karantinimit që ka mundesi të sjellë ose ka sjellë vdekjen e një personit, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.