Meta: NATO, aleancë e rëndësishme për Ballkanin

Nga Exit News
Meta: NATO, aleancë e rëndësishme për Ballkanin

Presidenti Ilir Meta postoi një foto pas takimit në presidencë në kuadër të Defender Europe 21, duke shkruar se “NATO është një aleancë e madhe dhe e rëndësishme për Ballkanin”.

Në një shënim në Facebook,ai tha se mbështetja e NATO-s për Shqipërinë është unanime.

“Kënaqësi të prisja sot në një takim tepër të frytshëm, Gjeneral Major Joseph Jarrard, Zv/Komandant i Ushtrisë së SHBA në Europë, për të diskutuar së bashku lidhur me stërvitjen ushtarake të koduar “Defender Europe 21””, tha Meta.

Shqipëria është vendi pritës i organizimi të stërvitjes ushtarake më të madhe të ushtarëve amerikanë në Evropë me pjesëmarrjen e NATO-s. Në vend do të vijnë 6000 ushtarë amerikanë që do të stërviten së bashku me ushtarët e vendeve anëtare të NATO-s.

Me rastin e nisjes së stërvitjes, Presidenti Meta u takua me Ambasadoren amerikane Yuri Kim, zëvendëskomandantin e Ushtrisë amerikane në Evropë dhe Afrikë, gjeneralmajor Joseph F. Jarrard.

Në këtë takim ishin dhe Kryeministri Edi Rama e kreu i PD-së Lulzim Basha, si dhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Nisma Defender – Europe e krijuar 25 vjet më parë është një stërvitje shumëkombëshe e drejtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), me pjesëmarrjen e NATO-s.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>