
Presidenti Ilir Meta tha të hënën se do të japë dorëheqjen nëse “Edi Rama merr 71 mandate më 25 prill, pa u prekur vota”.
“Dy gjëra janë degraduar, që jemi kaq mbrapa ne, jemi këtu sepse nuk kemi treguar respektin tonë ndaj vetes dhe votës sonë, e kemi dorëzuar apo treguar, e dyta se kemi toleruar prekjen e Kushtetutës dhe kjo ka sjellë këtë situatë, që të kapet shteti”, tha Meta.
Gjatë intervistës ai tha se presidenti “do i japë fuqi qytetarit, votës së tij, pasi populli është ai që zgjedh dhe heq nga faqja e dheut politikanët, që i kanë bërë dëm atdheut”.
Për pandeminë ai tha ka shumë probleme dhe shtoi se Parlamenti, qeveria, presidenti dhe institucionet e tjera duhet të jenë në shërbim të qytetarëve.
“Të rivendoset sistemi i llogaridhënies”, tha Meta. Presidenti tha se do t’i kërkojë të gjithëve të votojnë.
Ai tha votën e tij ka “kundër oligarkisë”.