Meta nuk dekreton kalimin e fondit €7 milionë Bashkisë Tiranë për ndërtimin e Teatrit të ri

Nga Exit News
Meta nuk dekreton kalimin e fondit €7 milionë Bashkisë Tiranë për ndërtimin e Teatrit të ri

Presidenti Ilir Meta nuk dekretoi vendimin e Kuvendit për kalimin e 900 milionë lekë për Teatrin e ri Kombëtar, Bashkisë Tiranë.

Të enjten në një letrën dërguar Kuvendit, Meta e quan vendim antikushtetues dhe sfidë të hapur nga vendimeve të Gjykatës Kushtetuese:

“Qeveria dhe Kuvendi kanë shkelur, anashkaluar dhe sfiduar hapur autoritetin vendimmarrës të Gjykatës Kushtetuese. Fondi 900 mln lekë për Teatrin e ri, akordohet për një projekt dhe pronë që nuk duhet të ishte dhe që sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese nuk është më në kompetencën apo në pronësinë e Bashkisë Tiranë”.

Qeveria i kaloi një fond prej 900 milionë lelë (rreth 7,3 milionë euro) Bashkisë Tiranë për “ndërtimin e godinës së Teatrit të ri Kombëtar”. Ky kalim është pjesë e ndryshimeve në buxhetin e vitit 2021 të miratuara ga qeveria me akt normativ të miratuar më 22 qershor.

Është e paqartë se çfarë pjese të kostos së ndërtimit do të mbulojë ky fond, sikurse nuk është bërë publik ende projekti për ndërtimin e godinës.

Gjendjen e bën edhe më të paqartë ndryshimi i shpeshtë i deklarimeve të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj në lidhje me këtë çështje.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>