Meta: Nuk do të ketë zgjedhje me 30 qershor

Meta: Nuk do të ketë zgjedhje me 30 qershor

Nuk ka më datë formale dhe ligjore për zgjedhjet më 30 qershor. Nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor. Ky dekret është publikuar tashmë në Fletoren Zyrtare dhe të gjithë kanë detyrimin ta zbatojnë atë.

Kështu deklaroi President ii Republikës Ilir Meta në një intervistë për televizionin ‘Al Jazeera’.

Presidenti u shpreh se ai është ‘zgjedhur në postin e Presidentit të Republikës nga një parlament plotësisht legjitim dhe jo nga ky që kemi aktualisht’. Dhe i sqaroi gazetarit se:

Dekreti për shfuqizimin e 30 qershorit si datë për zhvillimin e zgjedhjeve vendore është një vendim kushtetues shumë solid.

I vetmi autoritet [..] këtë dekret është Gjykata Kushtetuese, [..] ky dekret është publikuar tashmë në Fletoren Zyrtare [..] është detyrim i çdo institucioni, qoftë në pushtetin qendror apo vendor, ta zbatojnë këtë dekret.

Presidenti theksoi qendrimin e tij se anullimi i zgjedhjeve më 30 qershor ka ndaluar “përplasjen civile në vend [..], sepse zgjedhjet pa opozitën, jo vetëm minojnë stabilitetin e vendit, por gjithashtu çdo shans pozitiv që Shqipëria të bëjë hapa përpara në procesin e çeljes së negociatave me BE-në sa më shpejt të jetë e mundur”. Ai i konsideron zhvillimin e zgjedhjeve pa opozitën një dëm ndaj të ardhmes së vendit.

Pyetjes nëse Kryeministri Edi Rama po luan teatër me “shkarkimin e Presidentit” apo e ka seriozisht, Presidenti Meta i përgjigjet kështu:

Është shumë e qartë sa i përket Kushtetutës së Shqipërisë se në cilat raste Parlamenti mund të shkarkojë Presidentin.

Është shumë e qartë për rastet kur Presidenti bën një shkelje shumë të rëndë të Kushtetutës, që gjithashtu duhet të përcaktohet qartë më pas nga Gjykata Kushtetuese.

Presidenti ka treguar përkushtimin e tij për të mbrojtur pluralizmin politik në vend, si edhe të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme për të gjithë qytetarët e Shqipërisë.

Presidenti tha se përgjegjësia për hapjen e bisedimeve me BE i përket drejtuesve politikë të vendit:

Shqiptarët, kanë qenë gati, edhe më parë, për të qenë pjesë e BE-së, por në vazhdim udhëheqja politike e vendit do të testohet nëse ka maturinë e duhur, për të mos qenë pengesë e kësaj aspirate të qytetarëve shqiptarë.

Unë shpresoj që zoti Rama të vijë këtu së bashku me udhëheqësit e tjerë për të bërë një marrëveshje që do ta ndihmonte vendin jo vetëm për të shmangur këtë klimë përçarëse, [për ti treguar BE—së dhe partnerëve] se ne jemi një vend që i kemi përmirësuar standardet demokratike dhe jo që i kemi përkeqësuar ato.

Unë ende shpresoj që Shqipëria të marrë ftesën për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian sa më parë të jetë e mundur, madje brenda këtij muaji, së bashku edhe me Maqedoninë e Veriut.

Gjithashtu, Presidenti u shpreh se vendet e BE-së kanë shprehur shqetësimet e për ‘mungesën e dënimeve ndaj personazheve të rëndësishme të botës së krimit, të përfshirë në trafik droge si edhe luftës ndaj krimit të organizuar’. Presidenti Meta shprehu edhe shqetësimin e tij për mungesën e Gjykatës Kushtetuese, e cila ‘e ka ndihmuar qeverinë për të marrë autoritet shtesë që nuk është i përcaktuar në Kushtetutën e Shqipërisë’.

Ndërsa, për marërdhënient ndërmjet tij dhe Zotit Rama, Presidenti u shpreh se:

Por dua t’ju bëj me dije se zoti Rama nuk ka arsye për të qenë i zhgënjyer me mua, sepse një nga argumentet e tij më të forta kur më propozoi për President i Republikës, – asokohe ishim edhe partnerë në koalicionin qeverisës, – ishte se ai nuk mund të gjente dikë tjetër më të mirë që do të garantonte të drejtat e opozitës se sa zoti Meta.

Prisja që ai me kalimin e kohës në atë detyrë të ishte me fleksibël dhe bashkëpunues me opozitën, […]. [A]i ta lërë pas këtë retorikë përçarëse që e përdor aq shumë dhe që nuk po ndihmon mundësinë e një konsensus më të gjerë, por edhe politikat më gjithëpërfshirëse që vendi të jetë më i bashkuar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>