
Presidenti Ilir Meta e quajti vlerësimin e Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) për gjyqtarin Ardian Dvorani, fletë lavdërimi partie.
“Dua t’i them meqënëse dje ka nxjerrë një fletë lavërdimi për anti korrupsionin e tij, kjo nuk më habit përpjekja për t’u vetëlavdëruar dhe i Ramaformës, kjo është kapja e shtetit, kjo është shpk. Këto janë si fletët e lavdrimit që merrte partia e punës kur shqiptarët vdisnin për bukë në Shqipëri”, u shpreh Meta në konferencë për shtyp, të mërkuren.
Ndërsa për marrëdhëniet me SHBA-në dhe ambasadoren Yuri Kim, Meta deklaroi se i ka të shkëlqyera:
“Raportet e Ilir Metës me SHBA janë të shkëlqyera, nuk është paraqitur asnjëherë që të bëjë foto si gruaja e Bilalit, të gjitha përpjekjet e atij të Xibrakës për të krijuar gjëra të tilla artificiale, ndërkohë që bëjnë një aferë të tillë”.