Meta, Shqipëria do ta përballojë me sukses situatën e koronavirusit

Nga Exit News
Meta, Shqipëria do ta përballojë me sukses situatën e koronavirusit

Mbledhja Këshillit të Sigurisë Kombëtare, mbajtur paraditen e së mërkurës, i ka ngjallur Presidentit Ilir Meta besimin se situata e epidemisë së koronavirusit do të përballohet me sukses.

Përmes një postimi në Facebook Presidentit, Meta i përshkroi diskutimet e mbajtura në mbledhje:

“[…] në një frymë tepër konstruktive dhe bashkëpunuese, […] në këtë frymë gjithëpërfshirjeje dhe bashkëpunimi, vendi ynë do ta përballojë me sukses këtë situatë tejet të vështirë.”

Zyra për shtyp e Presidentit bëri me dije se gjatë mbledhjes u diskutuan:

  • masat e marra dhe që po merren nga qeveria situatën e koronavirusit, parandalimin e përhapjes
  • përballimin e situatës ekonomike, nga efekti i epidemisë
  • masat për rikthimin e shqiptarëve, të cilët epidemia i gjeti jashtë shtetit

Këshilli i Sigurisë Kombëtare, thirrur të mërkurën nga Presidenti u zhvillua përmes videokomunikimit në distancë për shkak të epidemisë së koronavirusit.

Kryeministri Rama dhe anëtarët e qeverisë informuan rreth masave dhe skenarët e mundshëm që duhet të përballojë Shqipëria.

Kryetari i Kuvendit Ruçi garantoi për përmbushjen e detyrimeve të Kuvendit, ndërsa kryetari i Partisë Demokratike Basha, shprehu pikëpamjet dhe sugjerimet e opozitës.

Për t’u njohur më shumë se çfarë është dhe çfarë bën Këshilli i Sigurisë Kombëtare kliko këtu.

Prej 9 marsit ku u diagnostikua rasti i parë, në Shqipëri ka pasur 146 persona të infektuar me koronavirus, prej së cilave 5 kanë vdekur dhe 17 janë shëruar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>