Meta thirrje Denajt për rrugën Vlorë-Orikum: Po shkelni Kushtetutën

Nga Exit News
Meta thirrje Denajt për rrugën Vlorë-Orikum: Po shkelni Kushtetutën

Presidenti Ilir Meta i kërkoi sërish të premten Ministrisë së Financave të përmbushë detyrimet ligjore dhe të reflektojë për projektin e rrugës Vlorë-Orikum.

Ky projekt ka shkaktuar debate edhe më herët mes presidentit dhe ministres Anila Denaj.

Meta pretendon se qeveria po shkel Kushtetutën me procedurat e projektit.

përgjigjen e tij ndaj ministres Denaj, Meta shkruan se pavarësisht komunikimeve që presidenti ka pasur me ministrinë, nuk ka pasur një reflektim nga ana e saj.

Sipas tij “po vijohet me një linjë paligjshmërie dhe reflektimi”.

Meta u shpreh se ministrja Denaj ka shkelur Kushtetutën, pasi komunikimi me investitorin, Fondin Saudit, nuk është bërë nga Denaj, por nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Më herët presidenti ka akuzuar qeverinë se ka shkelur Kushtetuën, pasi sipas tij për negociatat mes qeverisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim, nuk është marrë autorizimi i tij.

Ndërkohë Kryeministri Edi Rama ka akuzuar presidentin Ilir Meta për bllokimin e financimit të rrugës Vlorë-Orikum.

Presdidenti Meta ka adresuar disa herë si shkelje të Kushtetutës rastin e rrugës Vlorë-Orikum, me shkresa drejtuar ministrisë si dhe me dalje mediatike.

Ndërkohë ndaj akuzave të presidentit dhje shkresave që ai i ka dërguar ministres Denaj, ajo është shprehur e befasuar.

Sipas saj, qeveria nuk ka negociuar më me Fondin Saudit pasi negociatat ishin zhvilluar më parë kur ishte dhënë huaja për rrugën.

LEXO  Tritan Shehu akuzon qeverinë: Përmbytjet në Gjirokastër, pasojë e keqqeverisjes

Pak ditë më parë, Ministrja e Financave Anila Denaj deklaroi se Presidenti Ilir Meta është informuar në lidhje me huan për rrugën Vlorë-Orikum.

Denaj pohoi se nuk bëhet fjalë për një hua të re por një të negociuar më parë.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme