Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka zgjedhur të mos jetë i pranishëm sot në seancën plenare ku do të diskutohet për ligjin e importit të mbetjeve. Duke ia lënë të gjithë përgjegjësinë Partisë Socialiste, ndoshta Zoti Meta shpreson të mos mbajë asnjë kosto zgjedhore nëse ky ligj miratohet.
Për më tepër, në mënyrë të papritur, votimi për ligjin e importit të mbetjeve nuk është përfshirë në axhendën e seancës së sotme parlamentare.
Lëvizja Socialiste për Integrim është partia e vetme që ka votuar dy herë pro këtij ligji. Kur ligjit do të votohej për herë të tretë —pas takimit me përfaqësues të shoqërisë civile, të cilëve u premtoi se do të respektojë kërkesat e tyre—e vetmja gjë që bëri është se hoqi nga rendi i ditës votimin e ligjit, natyrisht përkohësisht.
Kryetari i LSI-së ndodhet prej dy ditësh në një takim zyrtar në Gjermani.