Kuvendi miratoi të enjten përbërjen e Komisionit të Posaçëm për raportin e Dick Marty.
Me 85 vota pro, 12 kundër dhe 4 abstenim, Komisioni do të ketë në përbërje 5 deputetë të shumicës socialiste dhe 4 të opozitës parlamentare.
Deputetët pjesë e komisionit janë:
- Nga shumica socialiste: Ulsi Manja (drejtues i Komisionit), Klotilda Bushka, Adnor Shameti, Alket Hyseni, Ermonela Felaj,
- Nga opozita parlamentare: Myslim Murrizi, Edmond Stojku, Enver Roshi, Elena Xhina.
Ky komision u ngrit një javë më parë në Kuvend, me kërkesë të shumicës socialiste.
Qëllimi i tij është të analizojë raportin e Dick Martit dhe rolin e disa politikanëve shqiptarë, me të cilëve dhe të kreut të opozitës Lulzim Basha, në aktivitetin e UÇK-së në Shqipëri.
Propozimi erdhi pas debatave mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha mbi rolin që ka pasur Basha në hetimet për ‘Shtëpinë e Verdhë’, një shtëpi në very të Shqipërisë, ku sipas Dick Martit, ish-liderët e UÇK-së dyshohet se kanë bërë trafikim organesh.