Mjekë dhe ekspertë të shëndetësisë zhvilluan të enjten një takim me kreun e PD Lulzim Basha, ku folën për situatën e pandemisë në vend. Ata fajësuan qeverinë dhe thanë se nuk i ka dëgjuar thirrjet e tyre.
“Thirrjet për qeverinë në vesh të shurdhër deri më 25 prill”, u shpreh mjeku Erion Dasho.
Mjeku Celami tha se gratë shtatzëna vuajnë nga mungesa e informacionit.
Ai shtoi se gratë shtatzëna te infektuara me COVID “mund të kryejnë lindje vetëm në spitalet COVID në Tiranë”.
Ndërsa mjeku Fabjan Cenko u shpreh se “të dhënat e mbledhura duhen shfrytëzuar për të hartuar politika”.
Basha i premtoi mjekëve se kur te jetë ai në krye të qeverisë, “do të ndryshoje menaxhimi i spitaleve, duke ia lënë në dorë profesionistëve”.
“Po thyejmë disa rekorde këtë javë”, u shpreh mjeku Arben Beqiri teksa shtoi se kjo javë ka pasur “rekorde vdekjesh, vdekjesh në mosha të reja, e shtrimesh në spitale”.
“5 rekomandimet e opozitës tingëllojnë të qarta”, tha mjeku Beqiri dhe shtoi se politika që po ndjek qeveria është në kundërshtim “me interesat e pacientëve dhe të mjekëve”.
“Vullneti politik për të investuar çdo gjë në shëndet, ka qenë një politikë e duhur e PD”, tha ai.