Nasim Haradinaj nuk vetëdeklarohet në Hagë, akuzon Prokurorinë si të korruptuar

Nga Exit News
Nasim Haradinaj nuk vetëdeklarohet në Hagë, akuzon Prokurorinë si të korruptuar

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, nuk ka dekalruar as fajësinë as pafajaësinë në Hagë, duke thënë se Prokuroria është e korruptuar.

Ndërkohë Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së Hysni Gucati u vetëdeklarua i pafajshëm, të premten.

Haradniaj tha se nuk e ka lexuar aktakuzën. 

“Kam nënshkruar një dokument që e kam pa aktakuzë, por ju them të drejtën as lexu nuk e kam”, tha ai.

Sipas tij përgjegjësinë për nxjerrjen e dokumenteve duhet ta mbajnë ndërkombëtarët.

“Pra, ne duhet të përgjigjemi se pse ju dolën sekretet e tyre, dhe u sollën mijëra km larg në zyrat tona, dhe mos harroni, ato nuk ishin as një as dy fletë, por mijëra fletë e faqe”, u shpreh ai.

Ai e ka cilësuar Prokurorinë të njëanshme dhe politike.

“Për mendimin tim, kjo prokurori është së pari politike, selektive dhe njëanshme, por tani me këtë veprim të tyre po dyshoj dhe bindem se është e dhe e korruptuar sepse ndryshe nuk do u dilte gjithë ai material nga zyrat e tyre”, tha Haradinaj.

Haradinaj dhe Gucati akuzohen për pengim të drejtësisë dhe zbulimin e paautorizuar të të informacionit të mbrojtur, përfshirë këtu dhe detajet identifikuese të dëshmitarëve të mundshëm.

Gjatë periudhës prill-shtator 2020, Gucati dhe Haradinaj akuzohen se kanë bërë deklarata akuzuese për dëshmitarë që bashkëpunojnë me Zyrën e Prokurorisë Speciale dhe për persona të tjerë, duke i quajtur ata ‘gënjeshtarë, bashkëpunëtorë dhe tradhtarë’.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>