
Lëvizja Vetëvendosje nisi mbledhjen e firmave të premten për seancën e jashtëzakonshme për votimin e Vjosa Osmanit si presidente e Kosovës.
Në garë, përveç Vjosa Osmanit, raportohet se do të kandidojë edhe Nasuf Bejta.
Bejta ka qënë i renditur i 64 në listën e deputetëve të Vetëvendosjes në zgjedhjet e fundit parlamentare, raporton Koha.
Ai mori mbi 5 mijë vota, ndërsa më herët ka qenë anëtar i LDK-së.