
Zyra e delegacionit të BE-se, zyra e OSBE-së dhe Ambasada Amerikane në Tiranë, përshendetën sot arritjen e marrëveshjes ndërmjet opozitës dhe shumicës, ende pa u zbardhur përmbajtja e saj.
Ato përgëzojnë vendimin e PD-së për të marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme, të cilat ende nuk dihet se kur do të zhvillohen.
Kjo marrëveshje u arrit tre muaj pas protestës dhe bojkotit të Kuvendit nga opozita.