Ndërtimi i Nord Stream 2 do të finalizohet këtë vit

Nga Exit News
Ndërtimi i Nord Stream 2 do të finalizohet këtë vit

Ndërtimi i Nord Stream 2 do të finalizohet këtë vit, tha për TASS të premten Kryetari i Bordit të Drejtorëve të prodhuesit të gazit të Rusisë Gazprom, Viktor Zubkov.

Projekti, i udhëhequr nga Gazprom me partnerët e tij perëndimorë, synon të trasportojë gazin rus në Gjermani përmes Detit Baltik.

Uashingtoni ka thënë se tubacioni do të rrisë në mënyrë të rrezikshme ndikimin rajonal të Moskës.

Gazsjellësi gjithashtu do të anashkalojë Ukrainën, duke e privuar atë me të ardhura fitimprurëse nga tranziti i gazit, në një kohë kur Kyiv është i në një konfrontim me Moskën.

Zubkov tha se puna në Nord Stream 2 ishte tashmë e përfunduar 90 deri 92%.

Puna është duke u zhvilluar në mënyrë aktive, ka mbetur një sasi shumë e vogël,” u shpreh Zubkov.

Sigurisht që do të përfundojë këtë vit, patjetër. Koha e humbur është turp, por kjo është ajo që ndodhi,” shtoi ai.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të mërkurën se i kishte thënë homologut të tij gjerman se sanksionet kundër tubacionit të gazit natyror Nord Stream 2 ishin një mundësi reale dhe nuk kishte “asnjë paqartësi” në kundërshtimin amerikan.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>