Më shumë se 70 qytetarë janë arrestuar në Melburn të Australisë pasi shkelën urdhrin për të qëndruar në shtëpi, për të marrë pjesë në një protestë kundër masave ndaluese të qarkullimit.
Rreth 250 qytetarë morën pjesë në protestë, e dyta brenda javës.
Policia akuzoi protestuesit për dhunë dhe kërcënime fizike ndaj oficerëve.
Protestat vijnë në kohën kur shteti Viktoria përgatitet të heqë masat e ndalimit të qarkullimit të vendosura që në muajin korrik.
Viktoria u kthye në epiqendrën e pandemisë Covid-19 me 75% të rasteve dhe 90% të viktimave në gjithë Australinë.
Shteti miratoi shtyrjen e gjendjes së jashtëzakonshme edhe për një muaj tjetër, duke i dhënë policisë më shumë pushtet për përforcimin e rregullave për ruajtjen e shëndetit.
Fundjavën e kaluar, mbështetës të teorive konspirative të lidhura me koronavirusin organizuan aktivitete për “Ditën e Lirisë” në të gjithë Australinë, për të protestuar atë që e quajnë një përgjigje të ekzagjeruar të shtetit ndaj pandemisë.