Nëndrejtori i ISHP-së paralajmëron se në vend po qarkullon një mutacion i Covid-19

Nga Exit News
Nëndrejtori i ISHP-së paralajmëron se në vend po qarkullon një mutacion i Covid-19

Nëndrejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku deklaroi, të mërkurën, se një mutacion i Covid-19 po qarkullon në vend, por nuk është mundur të përcaktohet ende se cili variant.

Në një intervistë për Euronews Albania, Ulqinaku u shpreh:

“Është virus ndryshe, është koronavirus, por ndryshe nga koronavirusi që ka qarkulluar deri më tani në vendin tonë. Por, nuk jemi akoma në gjendje të themi që është nga Brazili, apo i Afrikës së Jugut apo Anglisë.”

Ndërkohë një ditë më parë, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se në Shqipëri nuk është gjetur asnjë i infektuar me variantin e ri të Covid-19.

Po ashtu, më herët drejtuesit e ISHP-së ka pranuar publikisht se nuk ka laborator për të zbuluar variantin e ri të Covid-19. ISHP kishte planifikuar të dërgonte në Angli disa mostra për të parë nëse në vend ka mbërritur mutacionet e Covid-19, të cilat po hasen në vende të tjera të Europës.

Por deri më tani as ISHP dhe as Ministria e Shëndetësisë nuk kanë informuar qytetarët për nisjen e mostrave drejt Anglisë, apo për rezultatin e analizave.

Testimet paraprake kanë treguar se variantet e reja të koronavirusit janë më lehtë të transmetueshëm, mund të shkaktojnë më shpejt mbipopullimin e spitaleve dhe mund të jenë më vdekjeprurës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>