Pas orës 22:00 në rrugë do të ketë një dyfishim të oficerëve të policisë për të monitoruar zbatimin e masave të reja, njoftoi Dhimitraq Ziu, nëndrejtor i Drejtorisë vendore të Policisë.
Në një komunikim për mediat, Ziu pohoi se do të vendosen gjoba për të gjithë ata që lëvizin gjatë orareve të ndaluara. Ndërkohë për qytetarët përsëritës do të ketë bllokim të mjetit për qytetarët, gjobë deri në 6 muaj burg.
Ziu pohoi se për bizneset, të cilët shkelin rregullat do të ketë mbyllje të aktivitetit deri në 6 muaj dhe burg.
Që prej ditës së sotme hyjnë në fuqi masat e reja kufizuese për të cilat mund të lexoni këtu.