
Nga nesër, e dielë 15 mars, baret dhe lokalet do të mbyllen në të gjithë vendin, deri në një njoftim të dytë.
Masa e vënë fillimisht për qarqet Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë, Elbasan, Fier e Vlorë, do të shtrihet në të gjithë vendin, si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Lajmin e dha kryeministri Edi Rama, përmes një njoftimi në Facebook.
Ai, po ashtu, paralajmëroi se të gjithë qytetarët që lëvizin me makinë në ditët e ndalim qarkullimit dhe janë të paautorizuar, do të gjobitet dhe do t’i hiqet patenta për 3 vjet dhe do t’i sekuestrohet automjeti.
Deri tani, numri i personave të prekur ka arritur në 35, një prej të cilëve ka humbur jetën.