Nis shembja e pallateve në Vorë, i hapet rrugë planit të Ramës

Nga Exit News
Nis shembja e pallateve në Vorë, i hapet rrugë planit të Ramës

Ministri i Koronavirusit dhe Rindërtimit Ahmetaj deklaroi të hënë,  se të martën, 20 tetor, do të shemben pallatet e dëmtuara nga tërmeti në Vorë, duke i hapur rrugë kështu zbatimit të projektit të vitit 2016 të qeverisë Rama.

Gjatë vizitës në punimet e një kopshti dhe bulevardit në Vorë, sëbashku me Kryeministrin Rama, ai u shpreh:

“Nesër do të prishen të gjitha pallatet që janë vlerësuar DS5 dhe fillon bulevardi që vendos profilin e Vorës”.

Në Vorë do të prishen 3 pallate dhe 60 shtëpi private, me të cilave ka dhe shumë ndërtesa të padëmtuara, sipas banorëve të prekur, të cilët e kundërshtuan këtë plan, në qershor.

Banorët u shprehën atëherë se bashkia do të prishë edhe shtëpi e biznese të pandëmtuara për t’i hapur rrugë planit të saj të rindërtimit. Banorët nuk kanë marrë asnjë siguri nga bashkia për kompensim, qoftë në vlerë monetare, qoftë me apartamente.

Exit News ka shkruar më parë se projekti i ndërtimit i Vorës ka qenë i parashikuar në masterplanin e vitit 2016, por u pengua nga problemet e shpronësimit të banorëve.

Kryeministri Rama, duke përfituar nga tërmeti i 26 nentorit, vendosi zbatimin e këtij projekti. Ai në dhejtor 2019, tha se banorët të cilëve i janë dëmtuar banesat nga tërmeti dhe do të marrin një shtëpi të re, duhet të heqin dorë nga pronësia e tokës ku kanë pasur shtëpitë më parë.

Kjo skemë i lehtëson qeverisë të gjitha kostot dhe procedurat për shpronësimet e qytetarëve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>