Nis të lirohen pikat e kalimit kufitar Kosovë-Serbi

Nga Exit News
Nis të lirohen pikat e kalimit kufitar Kosovë-Serbi

Serbët e veriut të Kosovës kanë nisur të lirojnë dy pikat e kalimit kufitar, Jarinjën dhe Bërnjakun. Njësoj kanë nisur të largohen edhe forcat ushtarake serbe dhe njësia speciale e Kosovës.

Sipas marrëveshjes, të arritur të enjten mes Kosovës dhe Serbisë lirimi i pikave të kalimit kufitar do të bëhet nga ora 8:00 deri në orën 16:00.

KFOR-i do të vendoset në Jarinjë e Bërnjak para se të nisë largimi i sinkronizuar dhe do të qëndrojnë për dy javë për të mbajtur ambient të sigurt dhe lëvizje të lirë.

Dy pikat e kalimit kufitar u bllokuan nga serbët e veriut pas vendosjes së masës së reciprocitetit: ndryshimti të targave të UNMIK me targa të shtetit të Kosovës dhe detyrimin e pajisjes me targa të përkohshsme të automjeteve serbe, më 20 shtator.

Për 10 ditë forcat ushtarake serbe patrulluan zonën duke krijuar tension. Situata e uzgjidh vetëm me ndërhyrjen e ndërkombëtarevë dhe arrtijen e një marrëveshje të oërkohshme mes dy vendeve: shtyhet ndryshimi i targave dhe në vend të targave të përkohshme në kufi automjetet do të ngjisin një letër me shenjat e Kosovës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>