Fillon në SHBA, testimi i vaksinës kundër koronavirusit. Siç kemi informuar më parë vaksina u zhvillua nga kompania amerikane Moderna Inc.
Nëse kjo provë e parë do të jetë e suksesshme, vaksina do të provohet në një kampion prej mijëra njerëzish në SHBA dhe në Kinë apo vende të tjera. Kjo provë e dytë do të zgjasë rreth 6-8 muaj.
Vetëm pas saj, vaksina do të autorizohet për përdorim masiv, çfarë mund të ndodhë nga fundi i vitit
Provat në njerëz ishin parashikuar të fillonin në muajin Prill, por SHBA e shpejtuan testin.
Kompania Moderna filloi të bashkëpunojë me NIAID për krijimin e vaksinës menjëherë pas publikimit të sekuencës gjenetike të virusin nga shkencëtarët kinez, rreth 42 ditë më parë.
Më 7 shkurt kompania prodhoi rreth 500 mostra të vaksinës, të cilat u provuan për rreth dy javë dhe prej tyre u përzgjodh prototipi për të cilin ajo kërkon aprovimin për përdorim në njerëz. Vetëm nëse vaksina do të funksionojë në njerëz, do të hidhet për përdorim masiv.
Drejtorit i NIAID Anthony Fauci tha për gazetën The Wall Street Journal se:
“Kryerja e provës së parë, tre muaj nga zbulimi i sekuencës gjenetike të gripit është pa asnjë dyshim rekord botëror. Asnjëherë nuk është bërë ndonjë gjë kaq shpejt”.
Me ikjen e dimrit edhe koronavirusi mund të largohet, por ai mund të shfaqet sërisht dimrin e ardhshëm.