Nis vaksinimi në Bergamo në Itali

Nga Exit News
Nis vaksinimi në Bergamo në Itali

Bergamo, epiqendra e pandemisë së koronavirusit në Itali,nisi të mërkurën  vaksinimin kundër Covid-19 me vaksinën e Pfizer dhe BionTech.

Të parët që u vaksinuan ishim mjekët, infermierët dhe pjesëtarë të tjerë të stafit mjekësor.

Ndërkohë Italia ka nisur procesin e vaksinimit në masë.

Në fazën e par ët vaksinimit përfshihen 5 mijë punonjës të shtëdteaisë. Tek këta  mijë punonjës bëjnë pjesë edhe praktikantë, pediatër dhe staf vullnetar, për një total prej 8392 personash.

Italia është ndër vendet më të prekura në të gjithë botën. Pas disa muajsh shteti italian mund të ketë vaksinën e vet të quajtur Reithera, sikurse kanë deklaruar autoritet italiane.

Vaksina që mban vulën e shkencëtarëve italianë, kaloi me sukses fazën e parë të eksperimenteve, duke treguar një efektshmëri prej 92,5% te 100 vullnetarët e regjistruar.

Rastet e vdekjet ditore po rriten në Itali,  649 vdekje të lidhura me koronavirusin u raportuan të martën.

Infektimet e reja ishin më shumë, me 15 mijë raste të reja, nga 10 800 që u raportuan ditën e hënë.

Italia regjistron gjithsej 76 329 viktima që nga fillimi i pandemisë. Ajo renditet e pesta në botë për numrin e të infektuarve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>