Nëse do të vizitoni Shqipërinë dhe Tiranën këtë verë, atëherë padyshim duhet të vizitoni dhe Kepin e Rodonit. Pse? Sepse Kepi i Rodonit, shumë afër Tiranës dhe Durrësit, është një vend historik dhe ka plazhe shumë të bukura.
Unë dhe familja ime e vizituam Kepin e Rodonit për herë të parë verën e kaluar. Bukuria e rrugës nga Gjiri i Lalzit, përmes fshatrave deri në Kepin e Rodonit na la pa fjalë. Nga maja e maleve mund të shihje detin Adriatik dhe plazhet e tij fantastike, disa varka peshikimi, lopë, dhi, dele etj.
Aty ka dy plazhe të famshme: ‘Rëra e Bardhë’ dhe një plazh afër të ashtuquajturës Kisha e Skënderbeut, e cila administrohet nga urdhëri franceskan. Të dyja plazhet janë të bukura dhe të mira për fëmijët.
Në plazh ju mund të shijoni ushqimin tradicional në një prej restoranteve familjare buzë detit, i cili shet edhe pije alkolike të bëra vetë dhe të paketuara nga një prift italainë që jeton aty pranë.
Nga Kepi i Rodonit mund të shkoni edhe tek kështjella e Rodonit, e ndërtuar nga Skënderbeu, e shkatërruar nga turqit dhe e rindërtuar nga republika veneciane. Sot mund të gjeni vetëm rrënojat, të cilat i kanë mbijetuar dallgëve të detit.
Kepi i Rodonit është i pazbuluar nga turistët, por po kthehet në një pikë të preferuar turistike, ne veçanti për vendasit. Në e jeni në kërkm të një experience të veçantë në bregdetin shqiptar, atëherë Kepi i Rodonit është vendi i duhur.
Publikuar më parë tek The Balkanista.
Përkthyer nga Exit.al.