“Dominimi i partisë në pushtet rrezikon neutralitetin e institucioneve të vendit.”
Kështu i vlerësoi zgjedhjet parlamentare në Serbi Urszula Gacek, kryetare e misionit të posaçëm të ODIHR.
Zëri i Amerikës raporton se Vëzhguesit e OSBE/ODIHR bënë të ditura më 22 qershor gjetjet e raportit të tyre paraprak, ku theksohet keqinformimi i qytetarëve për shkak të mungesës së qasjes së opozitës në mediat vendase.
“Kërkohet dialog për të tejkaluar ndasitë e thella politike dhe për të mbrojtur pluralizmin.”, tha Gacek.
Rezultatet fillestare të votimeve flasin për një parlament thuajse pa kundërshtarë të partisë në pushtet të Presidentit Aleksandër Vuçiç.
Partitë kryesore të opozitës bojkotuan zgjedhjet me argumentin e mungesës së lirisë dhe drejtësisë në këto votime.