Partia Demokratike mbështeti planin ekonomik të qeverisë në mbështetje të bizneseve dhe qytetarëve nga masat ndaluese të koronavirusit. Por këto masa, sipas opozitës janë të pamjaftueshme. Në faqen zyrtare të PD-së në twitter shkruhet se:
“PD e konsideron planin e masave social-ekonomike si të domosdoshëm për përballimin e krizës së shkaktuar nga pandemia e koronavirus. Propozimi i Qeverisë ka nevojë urgjente për transparencë dhe për t’u detajuar.
Masat e shpalluara vlerësohen nga PD si një hap i parë i mirëpritur, por i pamjaftueshëm”.
Qeveria dha sot 470 milionë dollarë në mbështetje të biznesit dhe qytetarëve.