Anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Europian është një nevojë gjeopolitike sipas kryeministrit hungarez Viktor Orban.
Orban tha në Forumin Strategjik në Bled të Sllovenisë se Serbia në aspektin gjeostrategjik është shteti kryesor në rajon dhe se duhen shtuar përpjekjet për anëtarësim në BE.
“Ne shtetet e BE-së kemi nevojë më shumë për Serbinë sesa që Serbia ka nevojë për ne”, tha Orban, cituar nga REL.
Ndërsa presidenti serb, Aleksandër Vuçiç kritikoi qasjen ndaj procesit të zgjerimit duke thënë se BE-ja nuk mbajti premtimet në rastin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.