Një grup organizatash për të drejtat e njeriut në Shqipëri, kritikuan kryeministrin Edi Rama, për komentet e tij në rrjete sociale për komunitetin rom dhe egjiptian në vend.
Në një postim në Twitter, Rama shkroi:
“E turpshme nxitja e komunitetit rom për të inskenuar shfaqje të rrezikshme për jetën nga ish-deputetë të caktuar, që paturpësisht gënjejnë publikun, duke pērdorur romët si mish për top për të thënë se ja kështu u shpërndakan ndihmat në Fier e gjetkë #Çnjerëzore”
Jo vetëm që komuniteti rom dhe egjiptian janë diskriminuar dhe injoruar gjerësisht nga qeveria shqiptare, por ata janë cenuar më shumë gjatë izolimit për shkak të koronavirusit. Duke qenë se ata punojnë informalisht, kufizimi i orareve i kanë penguar ata nga çdo burim të ardhurash. Nga ana tjetër ata nuk përfitojnë ndihmë shtetërore në shumicën e rasteve.
Rama i akuzoi se protestonin pa asnjë bazë, duke kërkuar ushqim dhe kritikuar mosveprimin e Bashkisë në Fier. Më 14 prill, anëtarët e komunitetit Rom protestuan për mungesën e ndihmës nga qeveria dhe mungesën e shpërndarjes së ushqimit.
Kryeministri i akuzoi ata se ishin përdorur për lojëra politike nga partitë e tjera politike. Ai gjithashtu përdori hashtagun “çnjerëzor” për të përshkruar situatën.
Organizatat e të drejtave të njeriut nënshkruan një deklaratë duke theksuar se qeveria shqiptare është palë në Planin Kombëtar të Veprimit për Integrimin e Romëve dhe Egjiptianëve 2016-2020. Kjo do të thotë që atyre u kërkohet të pranojnë pamundësinë e këtyre komuniteteve dhe të përdorin fuqinë e tyre për të adresuar diskriminimin ndaj tyre.
Ata gjithashtu pohuan se në 14 prill, Bashkia e Tiranës filloi prishjen e një tregu joformal të veshjeve në Selite, një vend që siguron të ardhura për një numër të familjeve rome dhe egjiptiane.
Gjuha e Ramës kundër komunitetit u vlerësua si “e papranueshme”, si dhe përdorimi i tij i frazave të tjera, për të cilat ata pohuan se ishin poshtëruese. Fjalët përzgjedhura prej tij tregojnë stereotipe diskriminuese ndaj romëve .
Rama duhet të kujdeset për fjalët që përdor në faqen e tij në Twitter, e cila ka një sasi të konsiderueshme ndjekësish, në mënyrë që të mos nxisë diskriminim dhe stereotipe të mëtejshme negative.
Organizatat i bënë thirrje Ramës që të ndalojë përdorimin e gjuhës denigruese dhe diskriminuese ndaj komunitetit rom dhe të njohë seriozitetin e situatës me të cilën përballen komunitetet etnike në Shqipëri.
Deklarata u nënshkrua nga 13 organizata, përfshirë Civil Right Defenders, Lëvizjen Rinore Egjiptiane dhe Romë, Qendra për Veprim në Komunitet dhe Rrjetin e Fuqizimit të Grave në Shqipëri.
Që nga dita e parë e izolimit, anëtarët e këtyre komuniteteve protestuan në të gjithë vendin për mungesën e ndihmës nga qeveria. Në pamundësi për të punuar qoftë në mbledhjen e mbeturinave ose në punë joformale, rastësore, ata e kanë të vështirë të sigurojnë ushqim për familjet e tyre.
Çështje të tjera përfshijnë mungesën e higjienës së duhur duke përfshirë mungesën e ujit të rrjedhshëm në disa vendbanime rome. Bashkia pretendon se po u shpërndajnë ushqim njerëzve, por të tjerët e kanë hedhur poshtë këtë si propagandë.
Dunja Mijatovic, Komisionerja për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Evropës kërkoi që Shtetet Anëtare të zgjerojnë mbrojtje dhe të garantojnë ndihmë të barabartë për komunitetin rom gjatë këtyre kohërave
Në një deklaratë të lëshuar në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, Mijatović u kërkoi atyre që të jenë të vetëdijshëm për përgjegjësinë e tyre për të përmirësuar kushtet e jetesës së shumë romëve të varfër e të margjinalizuar në Evropë. Ajo tha se ata përballen me diskriminim dhe jetojnë në banesa jashtë standardit, duke i bërë ata një nga grupet më të cenuar gjatë pandemisë aktuale COVID-19.