Prezenca e OSBE në Tiranë, i dhuroi Policisë së Shtetit pajisje mbrojtëse me vlerë 20 mijë euro, në prag të hapjes së kufijve.
Në një njoftim në faqen zyrtare në Facebook, OSBE deklaroi:
“Në prag të hapjes së kufijve, Prezenca e OSBE-së i dhuroi Policisë Kufitare pajisje për mbrojtjen personale nga COVID19, me vlerë 20 000 euro. Mjetet mbrojtëse që Prezenca e OSBE-së i dhuroi Policisë Kufitare përfshijnë termometra me rreze infra të kuqe, maska plastike dhe maska karboni për fytyrën, doreza, dezinfektantë dhe kostume mbrojtëse”
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu falenderoi Prezencën duke theksuar se “policia do përballet me sfida të panjohura më parë sa i takon distancimit fizik dhe kontaktit me qytetarët, ndaj duhet të jetë e përgatitur për të qenë e mirëpajisur.”