Osmani deputetja më e votuar në zgjedhjet në Kosovë

Nga Exit News
Osmani deputetja më e votuar në zgjedhjet në Kosovë

Vjosa Osmani eshte deputetja më e votuar e zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë. Osmani ka marrë mbi 300 mije vota, sipas Insajderit.

Ajo renditet e para në listën e koalicionit të drejtuar nga vetevendosje. Osmani është presidente në detyre dhe kryesuese e Kuvendit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë shpalli të enjten rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Lëvizja Vetvendosja do të ketë 58 deputetë në parlamentin e ri të Kosovës. Ndërkohë që PDK ka marrë 19 deputetë ndërsa LDK 15 deputetë. Partia e Haradinjat, AAK ka marrë 66,111 vota dhe  merr  8 mandate në parlament, ndërsa lista serbe merr 10 mandate në parlament.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>