Pacienti 0 në Shqipëri ka infektuar të paktën 9 persona

Nga Exit News
Pacienti 0 në Shqipëri ka infektuar të paktën 9 persona

Pacienti i parë i diagnostikuar me koronavirus në Shqipëri ka infektuar deri tani të paktën 9 persona.

Lajmin e bëri publik zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli sot gjatë raportimit të 2 rasteve të reja me koronavirus:

“Në total deri në këto momente, janë testuar 157 të dyshuar dhe janë 12 persona të identifikuar pozitiv: Prej tyre, 9 kanë lidhje kontakti me rastin e parë të identifikuar dhe 3 janë raste të reja: 1 në Tiranë, një në Lushnje dhe një në Durrës.”

Rasti i parë me koronavirus u identifikua në Shqipëri më 9 mars. Ai është një 28-vjeçar që kishte ardhur me makinë nga Firencë më 26 shkurt.

Deri tani ai ka infektuar babin e tij, 54-vjeçar, dhe tetë persona të tjerë që kanë pasur kontakte me të.

Për tu informuar më tepër rreth koronavirusit mund të lexoni:

– Kur duhet të shqetësohemi për koronavirusin (kliko këtu)

– 9 pyetjet më të shpeshta rreth koronavirusit (kliko këtu)

– Masa më e efektshme për parandalimin e prekjes nga koronavirusi (kliko këtu)

 Masat e marra nga qeveria shqiptare deri tani (kliko këtu)

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>