Paloka akuzon Ramën se bojkotoi qëllimisht fjalimin e Vjosa Osmanit

Nga Exit News
Paloka akuzon Ramën se bojkotoi qëllimisht fjalimin e Vjosa Osmanit

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka e cilëson të turpshme mungesën e kryeministrit Rama sot në Kuvend gjatë fjalimit të presidentes në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani.

Paloka akuzon Ramën se ka bojkotuar fjalimin e Osmanit duke tradhëtuar sipas tij vlerat kombëtare.

Sipas tij ky akt i kryeministrit është i pafalshëm dhe është shtyrë nga partnerët e tij në Ballkan.

Është e turpshme që Rama bojkotoi sot fjalimin e Presidentes së Kosovës në parlament. Kio nuk ka ndodhur kurrë në Shqipëri dhe është një akt i shëmtuar politik dhe jo vetëm i shtyrë nga ata që Rama i konsideron partnerë të tij në Ballkan.

Edi Rama tradhëtoi sot vlerat e kombit dhe për fat të keq nuk është hera e parë që e bën këtë. Motivet politike dhe personale që e shtynë ta bëjë këtë akt janë të pafalshme”, shkruan Paloka.

Në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Tiranë, presidentja Osmani mbajti sot në Kuvend një fjalim ku u ndal në disa tema, kryesisht në nevojën e bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri në ekonomi dhe politikën e jashtme.

Rama nuk ishte i pranishëm gjatë fjalimit të Osmanit. Ai zhvilloi një mbledhje publike ‘online’ me Komitetin e Ekspertëve të Shqipërisë dhe Turqisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>