Ndërsa qytetarët qëndrojnë të izoluar për shkak të pandemisë, raportet për dhunën në familje, në Shqipëri dhe Kosovë, janë rritur.
Një strehëz në Kosovë raportoi rritje me 30 përqind të telefonatave në lidhje me dhunën në familje. Strehëza ka vetëm 20 krevate dhe është mbushur plot. Kështu nuk mund të pranojë më gra të tjera.
Megjithatë, drejtuesja e strehës Erblina Dinarama mendon se mosraportimi i dhunës mbetet një shqetësim kryesor. Ajo përmendi si faktorë, izolimin në shtëpi, vështirësitë financiare dhe se viktimat nuk ishin në gjendje të përdorin telefonin e tyre pa patur abuzuesit e tyre afër.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ngriti shqetësimin për rritjen e dhunës në familje në vend. Ai premtoi që qeveria po shqyrtonte mundësinë për të rritur fondet për programet e dhunës në familje dhe u kërkoi institucioneve që të trajtojnë çdo denoncim të dhunës në familje si urgjente.
Zyra e OSBE-së në Kosovë gjithashtu u bëri thirrje viktimave të dhunës në familje të mos hezitojnë të thërrasin policinë.
Domestic violence victims are not subject to curfews and movement restrictions. Help is available: 📞 call 192 or the #Kosovo Police hotline 080019999, made specifically for domestic violence during the lock-down. #DomesticViolenceAwareness pic.twitter.com/mwgjDHiCbY
— OSCE Kosovo (@OSCEKosovo) April 16, 2020
Ndërkohë, në Shqipëri, përveç pohimeve të një gjyqtari në Berat për uljen e rasteve të dhunës në familje gjatë pandemisë, një strehëz lokale për dhunën në familje tregoi për Exit se ka pasur një rritje prej 40 përqind të denoncimeve.