
Kancerlarja Angela Merkel të dielën paralajmëroi se vendin e presin javë më të vështira sa i takon pandemisë së Covid-19.
Gjermania ka regjistruar mbi 40 mijë viktima që nga fillimi i pandemisë.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 465 viktima nga koronavirusit në Gjermani, duke e çuar totalin në 40.343 viktima.
Sakaq janë regjistruar 17.000 të prekur me koronavirus vetëm në 24 orët e fundit.
Në total, Gjermania ka më shumë se 1.9 milion njerëz janë infektuar.
Merkel theksoi se ndikimi i periudhës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri nuk është ende i dukshëm në statistika.
Gjermania ka mbyllur shkollat dhe dyqanet jo të rëndësishme, mjediset e kulturës dhe ato të kohës së lirë deri më 31 janar.
Në fund të dhjetorit, Gjermania filloi të vaksinojë qytetarët kundër Covid-19 me vaksinën Pfizer/BioNTech, por procesi po ecën me ngadalë.