Partitë në Kosovë bien dakord për zgjedhje në shkurt nëse nuk ka dakordësi për presidentin

Nga Exit News
Partitë në Kosovë bien dakord për zgjedhje në shkurt nëse nuk ka dakordësi për presidentin

Partitë politike të Kosovës kanë rënë dakord për zgjedhje të parakohshme në shkurt, nëse nuk arrihet dakordësia për të zgjedhur presidentin.

LDK dhe AAK, partitë e koalicionit qeverisës, thanë se data e fundit për zgjedhjet do të jetë shkurti.

Lëvizja Vetëvendosje është plotësisht dakord për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, duke u shprehur se sa më shpejt të mbahen aq më mirë do të jetë për vendin.

Sa i takon PDK, nuk ka shprehur një datë për zgjedhjet, dhe po ashtu shpreson që të arrihet konsensusi për zgjedhjen e presidentit.

AAK është shprehur e palëkundur për çështjen e presidentit. Kreu i AAK Ramush Haradinaj ka shprehur kandidaturën për president.

Presidenti duhet të marrë dy të tretat e votave në Kuvend. Nëse asnjëri prej kandidatëve nuk i siguron këto vota në dy votimet e para, atëherë dy kandidatët me më tepër vota dalin në balotazh në një votim të tretë dhe të fundit, që vendoset me shumicë të thjeshtë.

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani u shpreh më 16 dhjetor se zgjedhjet e parakohshme do ta ndihmonin zhvillimin e demokracisë.

Deri në fund të muajit janar do të qartësohet mënyra e zgjedhjes së presidentit të ri, tha Osmani gjatë konferencës së përbashkët me Presidentin Meta ditën e mërkurë.

Kryeministri Hoti ka bërë disa herë përpjekje për të ulur palët, me synim arritjen e dakordësisë për zgjedhjen e presidentit.

Tre ditë më parë, Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, u bëri thirrje partive politike që të zgjidhin çështjen e presidentit.

Nëse nuk ka vullnet për zgjedhjen e presidentit, atëherë do të bisedohet për datën e zgjedhjeve, tha të mërkurën Hoti gjatë një konference.

 

Partitë politike të Kosovës kanë rënë dakord për zgjedhje të parakohshme në shkurt, nëse nuk arrihet dakordësia për të zgjedhur presidentin.

LDK dhe AAK, partitë e koalicionit qeverisë, thanë se data e fundit për zgjedhjet do të jetë shkurti.

Lëvizja Vetëvendosje është plotësisht dakord për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, duke u shprehur se sa më shpejt të mbahen aq më mirë do të jetë për vendin.

Sa i takon PDK, nuk ka shprehur një datë për zgjedhjet, dhe po ashtu shpreson që të arrihet konsensusi për zgjedhjen e presidentit.

AAK është shprehur e palëkundur për çështjen e presidentit. Kreu i AAK Ramush Haradinaj ka shprehur kandidaturën për president.

Presidenti duhet të marrë dy të tretat e votave në Kuvend. Nëse asnjëri prej kandidatëve nuk i siguron këto vota në dy votimet e para, atëherë dy kandidatët me më tepër vota dalin në balotazh në një votim të tretë dhe të fundit, që vendoset me shumicë të thjeshtë.

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani u shpreh më 16 dhjetor se zgjedhjet e parakohshme do ta ndihmonin zhvillimin e demokracisë.

Deri në fund të muajit janar do të qartësohet mënyra e zgjedhjes së presidentit të ri, tha Osmani gjatë konferencës së përbashkët me Presidentin Meta ditën e mërkurë.

Kryeministri Hoti ka bërë disa herë përpjekje për të ulur palët, me synim arritjen e dakordësisë për zgjedhjen e presidentit.

Tre ditë më parë, Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, u bëri thirrje partive politike që të zgjidhin çështjen e presidentit.

Nëse nuk ka vullnet për zgjedhjen e presidentit, atëherë do të bisedohet për datën e zgjedhjeve, tha të mërkurën Hoti gjatë një konference.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>