Partitë politike në Kosovë, 120 mijë euro gjobë për shkelje të heshtjes zgjedhore

Nga Exit News
Partitë politike në Kosovë, 120 mijë euro gjobë për shkelje të heshtjes zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në Kosovë (PZAP), ka njoftuar të mërkurën se do të gjobisë partitë politike me mbi 120,000 euro për shkelje të heshtjes zgjedhore.

PZAP ka gjobitur Partinë Demokratike të Kosovës me 42,500 euro, Lëvizjen Vetëvendosje me 37,500 euro, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës me 22,000 euro, NISMA-ën me 2,000 euro dhe Listën Serbe me 1,000 euro.

Më herët pesë parti politike në Kosovë janë gjobitur  me 21 mijë euro gjobë, pasi kanë shkelur Kodin e Mirësjelljes.

Kodi i Mirësjelljes në Kosovë i ndalon partive prishjen e elementëve të fushatës së partive rivale, përdorimin e gjuhës së urrjetjes, nxitjen e veprimeve të paligjshme etj.

Partitë politike në Kosovë janë gjobitur më herët edhe për shkelje të masave të COVID-19.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>