Pas provokimeve Serbe qëndron Rusia

Nga Xhuljo Ferzaj
Pas provokimeve Serbe qëndron Rusia

Ndikimi i Rusisë e ka rritur nacionalizmit serb me ngjarjet e kohëve të fundit. Situata në Kosovë për pak sa nuk përkeqësoi në konfrontimin e të dyja palëve, për shkak të një treni me mbishkrime “Kosova është Serbi”. Treni ishte në kundërshtim të plotë me kushtetutën dhe sovranitetin e Kosovës.  Për fat të mirë, ai u kthye para se të arrinte në Kosovë.

Tensionet e rritura falë provokimeve të Beogradit, kanë qëllime të qarta: shtytjen për ndarjen e veriut të Kosovës.

Tomislav Nikoliç një president nacionalist e diabolik, arriti deri aty sa deklaroj se do të dërgonte forca ushtarake po të ishte e nevojshme. Veprim, i cili do të çonte në luftë të re midis Kosovës dhe Serbisë dhe do të hidhte poshtë marrëveshjet e firmosura midis dy shteteve.

Nuk është rastësi rritja e nacionalizmit të Serbisë, synimet e saj kanë gjetur inkurajimin dhe mbështetjen e Kremlinit, që synon destabilizimin e Ballkanit, Kosovës dhe Bosnje-Hercegovinës.

Kërkon të përsëritet një situatë e ngjashme në veriun e Kosovës, si ajo e “republikës serpska” në Bosnje-Hercegovinë. Kjo shpjegohet edhe me faktin se prania e shërbimeve të inteligjencës ruse në Serbi është jashtëzakonisht e madhe dhe e dukshëme. Ato kanë rritur numrin e agjentëve, dhe kanë krijuar së fundmi një bazë spiunazhi në jug të vendit me qëllim: monitorimin e aktiviteteve perëndimore në rajon, destabilizimin e rajonit, kaos politik, krijimin e konflikteve lokale pikërisht në këtë periudh, për të testuar vendosmërinë e Aleancës, ku shtetet janë të dobëta dhe kontrolli i perëndimore është i dobët.

Beogradi duke parë heshtjen e Brukselin, po frymëzohet edhe më shumë në planet e tij për aneksimin e pjesës veriore të Kosovës dhe bashkangjitjen e saj me Serbinë. Armatosja e serbëve në veri të Kosovës, është një tregues i qartë për synimet destabilizuese. Ndërkohë që qytetarë serb, të cilët gëzojnë të drejta, dhe liri të plotë brenda shtetit të Kosovës, duhet të distancohen nga planet e Beogradit, të mos bashkëpunojn në politikat nacionaliste serbe, por të respektojn ligjet e Kosovës. Faktori ndërkombëtarë duhet reagoj dhe veproj, që situata në Kosovë të normalizohet, një destabilizim do të ndikonte në të gjithë ballkanin.

Pa ndihmën e perëndimit në fuqizimin ushtarak të Kroacisë dhe Shqipërisë, Serbia do të ishte dominuese në rajon. Aq më tepër kur Kosova ende nuk ka krijuar ushtrinë e saj, kjo do të ndikonte në frenonimin e  lojërave diabolike të Serbisë nxitur nga Rusia. Kjo është një arsyeje më shumë, për krijimin e ushtrisë, Kosova do ishte më e sigurtë se sa sot.

Beogradi do të distancohej nga provokimet, lojrat me synime aneksuese apo nga përfitimet e brendshme politke. Presidenti Donald Trump duhet ta marrë seriozisht, duhet ta ketë prioritet në agjendën e  politikës së jashtme, frenimin e destabilizimit në Ballkan. Nisur nga ngjarjet në Bosnje-Hercegovinë, ku shërbimet inteligjente ruse mbështetën makinacionet e fsheta serbe në realizimin e planit serbska. Mos të na duket çudi që kjo gjë mund të tentohet në veri të Kosovës, ku pavarsisht dialogut të ditëve të fundit në Bruksel, marrëveshjet kanë ngelur thjeshtë në letër.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>