Pas vaksinimit të të moshuarve, do të nisë vaksinimi i punonjëseve femra të fasonerive. Lajmin e dha Kryeministri Rama të mërkurën, gjatë vizitës në një biznes fason në Shkodër.
“Pas vaksinimit të gjithë gjysheve e gjyshërve, ne do ta nisim vaksinimin për moshat më të reja, me të gjitha vajzat dhe gratë e mrekullueshme të fabrikave me material porositësi”, u shpreh Rama.
Prej një jave ka nisur vaksinimi masiv i popullatës mbi moshën 70 vjeç me vaksinën kineze Sinovac dhe ruse Sputnik V. Javët e ardhshme pritet të vijnë në vend 20 mijë doza të vaksinës Pfizer. Në vend janë vaksinuar deri më tani mbi 100 mijë persona.