Partia Demokratike përmes Grida Dumës akuzoi të martën qeverinë se po lë qytetarët pa shtëpi në Durrës dhe nuk ka asnjë ndërtim të mbaruar.
Përmes një videomesazhi propaganditik, Duma tha se deri tani janë tenderuar 99.1 përqind e fondit limit.
Ajo tha se kjo qeveri nuk ka prioritet ndërtimin e shpejtë të banesave dhe se kjo përqindje tregon se nuk do të ketë garë në ndërtim, shpejtësi dhe cilësi. Duma shtoi se qytetarët do të qendrojnë në tenda dhe për shumë muaj.
PD theksoi se me 25 prill qeveria do të marrë “përgjigjen e merituar”.
Një vit pas tërmetit, rreth 2000 banorë ndodhet ende në çadra.
Më shumë për rindërtimin mund të lexoni këtu, këtu dhe këtu.