Partia Demokratike kundërshtoi sot nismën e qeverisë për amnistinë fiskale.
PD paralajmëroi se amnistia do ta shndërrojë Shqipërinë në lavatriçen më të madhe të parave të pista të krimit të organizuar dhe korrupsionit në Europë.
Nga selia e PD-së, ish-deputetja Tabaku deklaroi se qëllimi kryesor i paketës së Ramës është ‘që të ndihmojë të inkriminuarit dhe organizatat kriminale që të pastrojnë pasuritë dhe paratë e tyre në mënyrë të paligjshme.’
Ajo shtoi se projektligji është i dëmshëm për ekonominë, është nxitës për paranë e krimit dhe të korrupsionit.
Për të lexuar më tepër për amnistinë fiskale dhe kush do të përfitojë nga ajo, klikoni këtu dhe këtu.