PD përgënjeshtron deputetin kosovar Gashi për akuzat ndaj Bashës

Nga Exit News
PD përgënjeshtron deputetin kosovar Gashi për akuzat ndaj Bashës

PD ka përgënjeshtuar deklaratën e Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu se kryetari i PD-së Basha ka marrë pjesë në arrestimin e ish-komandatit të UÇK-së Latif gashi në 2002 nga UNMIK. Deklarata e deputetit Haxhiu u bë në Klan Kosova, ditën e shtunë.

Në njoftimin për shtyp, PD shprehet se:

“Në asnjë ditë të punës së tij në UNMIK, nuk ka marrë pjesë në asnjë proces ndaj anëtarëve apo drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këtë fakt e ka konfirmuar të shtunën për RTV Ora edhe ish-kryeprokurori i EULEX, Williamson”.
PD i kërkoi Ramës, se si kryetari i OSBE-së të kërkojë një “mision faktmbledhës për krimet serbe në Kosovë si dhe për shpopullimin e Luginës së Preshevës”.

Si dhe të “reagojë për deklarata e Presidentit serb Aleksandër Vuçiç për krahasimin e Kosovës me Nagorni-Karabak”, në detyrën e kreut të OSBE-së.

PD sqaroi se “të vetmit që flasin sot për shtëpi të verdhë dhe që i fryjnë përçarjes mes shqiptarëve, janë Edi Rama, Aleksandër Vuçiç dhe Ministria e Jashtme e Federatës Ruse”.

PD akuzon se Edi Rama pasi dështoi me akuzat për marrjen e kasetës së masakrës së Krushës së Madhe “po përdor deputetin e PDK Haxhiu për mashtrimin e rradhës”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>