PD prezanton programin elektoral për të burgosurit politik

Nga Exit News
PD prezanton programin elektoral për të burgosurit politik

Partia Demokratike prezantoi të shtunën programin për të burgosurit politik të periudhës së komunizmit.

Kreu i PD Lulzim Basha premtoi gjatë prezantimit se “brenda mandatit të parë do të përfundojnë pagesat për familjet e persekutuara nga regjimi komunist”.

Programi elektoral i PD për të burgosurit politik parashikon:

  • Bursa studimi për fëmijët e të përndjekurve politikë
  • Kredi të buta për banesa për çifte që janë pasardhës të të përndjekurve politikë
  • Subvencionim shëndetësor
  • Rritje pensionesh për të përndjekurit
  • 100 euro shtesë për pensionet e të përndjekurve politikë

Për të burgosurit politik në minierat e Spaçit e në Qafë të Barit, Basha premtoi një pension si i minatorëve, për vitet që ata kanë punuar.

Kreu i PD tha se do të ndalojë të gjitha simbolet e komunizmit në Shqipëri dhe se “do të fusim në sistemin arsimor edukim të veçantë për këtë periudhë të errët të historisë tonë”.

PD ka prezantuar po ashtu programin elektoral për ekonominëshëndetësinë, arsimin,mirëqenien sociale dhe rininë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>