Partia Demokratike ka publikuar një foto me kryebashkiakun socialist të Kavajës dhe autorit të plagosjes së sekretarit të PD-së në Kavajë, duke ngrënë drekë.
PD akuzoi kryeministrin Edi Rama se sulmi i djeshëm ishte i organizuar nga mbështetësit e tij, kundër zgjedhjeve të lira, të martën.
Gjithashtu, opozita i kërkoi policisë të arrestojë edhe dhunuesit e tjerë të mbështetësit të PD-së.
Deklarata e plotë:
“Edi Rama merret me gënjeshtra dhe manipulime ndërkohë që dhunuesit nuk janë arrestuar akoma! Asnjë gënjeshtër nuk e ndihmon dot Ramën, sepse të gjitha faktet dëshmojnë se sulmuesit e djeshëm janë njerëzit e tij dhe kanë vepruar me qëllim. Ky është një sulm kriminal kundër demokracisë sonë nga një njeri që tashmë e di se do t’i humbe zgjedhjet. Të dielën ne do të fitojmë dhe do të sjellim ndryshimin, për të cilin Shqipëria ka nevojë”.