Deputeti i PD Ervin Salianji ka bërë publike dje, gjatë emisionit Opinion, një video të fshehtë ku Fredi Alizoti tregon se si është detyruar nga Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe deputeti Taulant Balla që të pranojë se ka aktruar zërin e agron Xhafajt në videon e Babales.
Gjatë videos Fredi Alizoti shprehet se vetë dretori i policië Ardi Veliu e ka shoqëruar për në prokurori, ndërsa deputeti Taulant Balla i ka ofruar para :
Fredi: Ti e di kush ka ardhur të më marrë me makinë mua? Drejtori i Përgjithshëm i gjithë Shqipërisë. Erdhi më mori në shpi vlla. Ky Ard Veliu o vlla. Ka ardh MB, makinë e zezë, m’ka marrë, m’ka çuar n’prokurori.
Tjetri : Ça date ka qenë?
Fredi : Ka qenë 1 ose 2, 1 ka qenë 1.
Tjetri : Në ç’orë, natën apo ditën?
Fredi : Nga ora 8 e një çerek, 8.10 pasdite
Tjetri : E të kanë çu te Krimet e Rënda në darkë ty?
Fredi : Po, në darkë më kanë çuar.
Fredi: Taulanti ishte ballë për ballë me prokurorinë, ç’është një lokal aty. Biles kam pirë dhe një kafe aty dhe filloi të më blinte mendjen, kupton.
Tjetri: Të vërteta që ka ardh Taulanti, ka bë muhabet me ty e t’ka thënë e…
Fredi: Po, po, të gjitha të gjitha, biles më ka dhënë dhe kafe.
Tjetri: Po Taulanti me kë ishte, njifshe ndonjë nga ata që ishte Taulanti?
Fredi: Ishin dy çuna, një ezmer me flokë gështenjë
Tjetri:Te ça lokali ishit?
Fredi: Te një lokal aty mbrapa.
Tjetri: Te pallatet e Sadriut?
Fredi: Unë s’të gënjej o vlla
Tjetri:Të bëri noj çik presion Taulanti?
Fredi:Po kush i ha ato! Unë kam bëre biruca në kohën e Enver Hoxhës.
Tjetri: Tashi do ma thush burrash ça te ka thënë fjalë për fjalë.
Fredi: Hidhu nga ne tha, troç, hidhu nga ne tha.
Tjetri: Po si do hidheshe ti, në ça forme, do hidheshe pupthi ti?
Fredi: Po ku i haja unë ato re. Ai kujtoi se…
Tjetri :e ça të tha, do të bëjë ndonjë gjë tha?
Fredi: Çke ore, do të çojmë andej, ça ke, do të jap lekë e, muhabete siç i kanë këta.